Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Psikologjia  

Rreth çështjes së vetëdijes
Lënda: Vetëdija Njeriu duhet të merret më tepër me çështjen e vetëdijes sesa me ato të Gjithësisë apo krijimit të jetës, thotë Hugo Lagercramtz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetëdija). Është vetëdija ajo që vendos se çfarë do të jemi dhe çfarë do të bëjmë.

Vetë psikologjia ishte në fillimet e saj shkenca që merrej me vetëdijen. Pastaj dolën behavioristët (behavior=sjellje) duke dhënë shpjegime se si ata që ngrenë çështjen e vetëdijes në të vërtetë janë duke u marrë me fe. Pas kësaj vetëdija është parë si një çështje të cilës nuk ia vlen t´i përkushtohesh. Kjo, për dy arsye. Për shumë studiues të trurit vetëdija ka qenë e vështirë për ta kapur. Është më e lehtë të hetosh disa tipe qelizash nervore apo të zbulosh lëndë të reja sinjaldhënëse. Të bësh studime mbi vetëdijen është parë si diçka e ngatërrueshme. Tingëllon më e natyrshme të dëgjosh një astrofizikant të flasë mbi gropa të zeza apo Bumin e Madh, ndërsa një neurostudiues që kapërcen në spekullime mbi vetëdijen shihet me sy të shtrembër nga kolegët. Në shumë libra mësimi mbi trurin fjala consciousness (vetëdije) as që gjendet në regjistrin e fjalëve.

Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.
Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.


Ashtu si duke përdorur një metaforë do të thonim që zemra është një pompë poashtu edhe vetëdija është një skenë teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritëhedhësi ndriçon atë pjesë të skenës ku ndodh diçka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (një farë stacioni rele në mes të trurit) vendosin se ku është duke ndodhur diçka. Dritëhedhësi , rolin e të cilit sipas kësaj teorie e luajnë në tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah një skenë, për tu përqëndruar më vonë po aq papritur në një skenë të re.
Shikuesit vënë re jo vetëm atë që ndriçon dritëhedhësi por shquajnë edhe zhurmë apo erëra që vijnë nga anë të tjera. Është e kuptueshme që shikuesi mund të mendojë mbi gjëra krejt të tjera si p.sh. ndonjë gabim që i është përvjedhur në punë etj.
Përmes metodave të reja të ndërtimit të shëmbëlltyrës së trurit, si ajo e tomografisë së lëshimit të pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerëzit kanë arritur të marrin disa njohuri të përcirta mbi se çfarë ndodh në tru kur njeriu bëhet i vetëdijshëm mbi gjëra të ndryshme. Lobi i përparmë i trurit luan një rol vendimtar, por edhe pjesë të tjera të trurit janë të përziera. Vendndodhja e vetëdijes është e vështirë të përcaktohet me saktësi pasi ajo nuk ndodhet në një bërthamë të përcaktuar të trurit. Ka qenë e mundur të hiqen, përmes operacionit, disa struktura të trurit që mendohen të jenë thelbësore duke mos u parë ndonjë humbje e vetëdijes tek pacienti.
Nëse vendndodhja e vetëdijes nuk mund të gjendet në tru atëherë sipas Descartes   do të mund të thuhej se vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme. Descartes ishte ndër të parët që e shikonte trup in si një makineri, por si një katolik i mirë që ishte nuk mundej ta përfshinte shpirtin në këtë makineri.
Truri dhe shpirti mendohej të lidheshin me njëri-tjetrin përmes epifysis.
Kjo mënyrë dyale e të kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumë shkencëtarë me famë të kohëve moderne ishin apo janë akoma dyalistë. Marrësi i çmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, që ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis të ndërtohet tek embrioni në javën e tretë.


Sot, pjesa më e madhe e studiuesve të trurit, mendojnë se vetëdija mund të thjeshtohet në procese neurokimike apo qarqe nervore në tru, thotë Lagercrantz. Truri, sipas tyre, është në të vërtetë një kompjuter biologjik ndërsa vetëdija një mbifenomen, d.m.th. një nënprodukt i makinerisë biollogjike.
Lagercrantz është i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetëdijes me metoda të zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lënë mënjanë filozofinë shkencore klasike dhe duke gjetur rrugë të reja të arsyetimit.


Sa ndikim ka stresi tek ne?

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar.Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t'i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit

NJOHJA E NJERIUT –   ALFRED ADLER
  Psikologjia individuale për objekt shqyrtimi ka veçantinë e çdo individi. Alfred Adleri bëri shumë punë në studimin e mënyrës së jetës së individëve, duke u përpjekur që aty t’i gjejë rrënjët e zhvillimit të personalitetit. Duke u marrur me probleme jetësore në fusha të ndërveprimit me njerëzit e tjerë, çdo njeri përshat një tip të veçantë të mënyrës së jetës. Natyra shoqërore e qenieve njerëzore u dikton atyre që të motivohen nga interesat e përgjithshme, duke hyrë në aso raportesh dashurie dhe bashkëpunimi me të gjithë. Fëmijët vuajnë nga kompelksi i inferioritetit dhe duke u rritur përpiqen deri në pjekuri t’i kompenzojnë dobësitë e tyre. Në këtë vazhdë ata mbikompenzojnë atë që synojnë dhe gradualisht zhvillojnë kompleksin e superioritetit. Theksi i Adlerit mbi proceset sociale dhe kognitive ka ndikuar edhe te teoricientët e tjerë të personalitetit.

PSIKA NJERËZORE

Psikologjia individuale për objekt shqyrtimi ka veçantinë e çdo individi. Alfred Adleri bëri shumë punë në studimin e mënyrës së jetës së individëve, duke u përpjekur që aty t’i gjejë rrënjët e zhvillimit të personalitetit. Duke u marrur me probleme jetësore në fusha të ndërveprimit me njerëzit e tjerë, çdo njeri përshat një tip të veçantë të mënyrës së jetës. Natyra shoqërore e qenieve njerëzore u dikton atyre që të motivohen nga interesat e përgjithshme, duke hyrë në aso raportesh dashurie dhe bashkëpunimi me të gjithë. Fëmijët vuajnë nga kompelksi i inferioritetit dhe duke u rritur përpiqen deri në pjekuri t’i kompenzojnë dobësitë e tyre. Në këtë vazhdë ata mbikompenzojnë atë që synojnë dhe gradualisht zhvillojnë kompleksin e superioritetit. Theksi i Adlerit mbi proceset sociale dhe kognitive ka ndikuar edhe te teoricientët e tjerë të personalitetit.

Në studimin e tyre të përbashkët më 1893 Brajer dhe Frojdi dëshmuan se simptomet histerike të të sëmurit mund të mënjanohen me gjetjen e shkaqeve të tyre psikologjike.Adleri konsideron se nevojat organike luajnë rol të parëndësishëm në jetën psikike të njeriut. Qëndrim të njëjtë mbajtën Horni dhe Fromi. Ajo që e vë njeriun në lëvizje nuk janë nevojat trupore por disa synime: si vullneti për fuqi tek Adleri dhe ankthi bazal te Fromi dhe Horni, që shkaktohen nga situata pa rrugëdalje e fëmiut në shoqëri. Të gjithë ne tepër pak e njohim njeriun, kjo ngase jemi në lidhje të izoluar me jetën tonë …Që nga fëmijëria mes nesh ka fare pak kontakte. Familja na izolon. Është fakt i dhembshëm se njërëzit edhe në fjalë, por dhe në vepër nuk kuptohen … se nuk mund të gjejnë kontakte të përbashkëta, kështu që mbesin të huaj për njëri tjetrin, jo vetëm në ndonjë rreth të gjerë shoqëror, por edhe në vetë rrethin e ngushtë familjar…Njerëzit shumë më mirë do të jetonin në bashkësi sikur të njihnin më mirë natyrën njerëzore. Kështu që vëzhgimi i jetës psikike të fëmijëve u bë pika kryesore mbështetëse e shkencës sonë…Shumë punë iu përkushtuan studimit të atyre viteve të para jetësore. Njohja e njeriut duhet të paramendohet si një art me ç’rast kemi mjaft mjete në dispozicion…që duhet të na shërbejnë pikësëpari për shtimin e dijenive tona… Vështirësi në këtë pikë paraqet fakti se njerëzit përkitazi me këtë janë të ndjeshëm. Të pakët janë ata që nuk mendojnë për vete se janë njohës të njerëzve. Njerëzit shumë më mirë reciprokisht do të pajtoheshin dhe shumë më tepër do t’i afroheshin njëri - tjetrit atëherë kur kuptohen mirë. Zhvillimi i jetës psikike është i lidhur me lëvizjen… Të paramendojmë njeriun, të cilit ia privojmë çdo mundësi të lëvizjes, E tërë jeta e tij psikike do të jetë e gjykuar të stagnojë tërësisht. Ne as që mund të paramendojmë jetën psikike si të izoluar, por se vetëm si të tillë të rrethuar lidhur me gjithë atë që është e rrethuar dhe me qëllim kah i cili zhvillohet e tërë lëvizja dhe e gjithë dinamika e jetës psikike. Psikologjia individuale i sheh të gjitha dukuritë njerëzore ( të psikës së njeriut ) nga ky kënd, si të drejtuara kah ndonjë cak. Ideali dhe qëllimi i njeriut shfaqet qysh në muajt e parë të jetës së tij. Qysh atëherë do të luajnë rol ato ndjenja, në të cilat fëmiu reagon me gëzim ose hidhërim.


KAHJET SOCIALE TË PSIKËS SË JETËS

Që ta kuptojmë se ç’po ngjet me ndonjë njeri, është e nevojshme që ta shqyrtojmë sjelljen e tij ndaj të afërmëve. Njeriut i duhen përpjekje të mëdha që të sigurojë të drejtën e tij për ekzistencë dhe që të shpëtojë nga zhbërja. Shikuar nga këndvështrimi natyror, njeriu është qenie e dobët. Mirëpo, kjo dobësi e mpiksur në të dhe e cila vie nga vetëdija - si ndijim se është i shkëputur dhe i pasigurt, vepron si stimulim permanent që ai ta gjejë rrugën e përshtatjes në jetë. Gjuha ka rëndësi të fuqishme dhe të thellë për zhvillimin e jetës psikike të njeriut. Mendimi logjik është i mundur vetëm me presupozimin e gjuhës, e cila na mundëson dallimin e koncepteve.


FËMJA DHE SHOQËRIA

Bashkësia na shtron kërkesa të shumta dhe kësisoj ndikon në të gjitha normat dhe format e jetës sonë, në këtë mënyrë edhe në zhvillimin e organit tonë të të menduarit. Në ato kushte të thjeshta dhe në atë synim të fëmiut që ta zotërojë dobësinë e vet, çka sërish nxit në zhvillimin e aftësive të ndryshme, bazohet aftësimi i fëmiut për edukim. Në një anë ky mjedis nga fëmiu i pranon përshtypjet armiqësore dhe këto përshtypje ia tregojnë botën si diçka armike…Nëse nuk ndërhyn edukata, psika e fëmiut të tillë mund të zhvillohet në drejtim të tillë që tërë botën ta konsiderojë si rreth armiqësor. Shpesh njeriu rritet në lidhje afrie vetëm me të vetmin person dhe s’mund ta zgjerojë rrethin e tij shoqëror tej një personi..Fëmiu, i cili rritet në rrethin e tillë familjar ku të rriturit i drejtohen me fjalët: “Duhet të veprosh kështu ose ashtu, këtë ose atë, sepse përndryshe nuk të dua”, mësohet që gjithnjë përmes butësisë, me mjete të njëjta, ta shtojë edhe varshmërinë ndaj të tjerëve. Fëmiu mund të zhvillohet në kuptim tejet të dëmshëm në drejtim të arritjes së qëllimit të tij, por mund që të bëhet edhe i vlefshëm dhe me qëllim të dobishëm përpara vetes. Njeriun duhet ta vëzhgojmë domosdo si qenie shoqërore.


PËRSHTYPJET NGA BOTA OBJEKTIVE

Nevoja për t’iu adaptuar mjedisit, e zhvillon te njeriu aftësinë e pranimit të përshtypjeve dhe që përmes ndonjë mekanizmi të veçantë psikik gjithnjë të shkojë kah një qëllim…Lëvizjet psikike mund të përjetohen vetëm atëherë kur në ne tangon ndonjë qëllim para sysh. Fëmiu, i cili për herë të parë ngritet ngadyshemeja, në atë moment hynë në një botë tërësisht të re dhe ndjen një atmosferë armiqësore. Përshtypjet e tilla dhe këto ngjajre të cilat neve të rriturve na duken si imtësira të parëndësishme, ngjashëm ndikojnë në jetën psikike të fëmisë, para së gjithash në krijimin e imazhit e tij për botën. Bota e dukshme është e para gjë që në veçanti i imponohet njeriut dhe i shërben si pikëmbështetje e parë për përvojën e tij. Kësisoj sajohet imazhi vizuel i botës. Ne mund të kuptojmë një njeri, vetëm atëherë kur e dimë edhe atë se me cilin organ më së drejtëpërdrejti reagon në jetë. Njeriu shfrytëzon vetëm atë çka dhe si ia kërkon qëllimi i tij. Në trajtimin e fantazisë ajo hynë në sajesë artistike ( ëndrrat ditore ) e organit psikik që më vonë shfaqet në stadin e gjykimit të jetës reale dhe shërben që njeriu të tërhiqet nga jeta reale. Të gjitha përjetimet tona janë në lidhje të ngushtë me kënaqësinë. Është rrahur edhe problemi i ndikimit të njeriut mbi tjetrin përmes hipnozës dhe sugjestionit dhe reagimit të individëve në mënyrë nduarndurshme ndaj tyre.


NDJESIA E VLERËS SË MANGËT DHE SYNIMI PËR VETËAFRIMIN – GJENDJA E FËMIJËRISË SË HERSHME

Duhet pranuar fakti se jeta psikike fillon me ndjesinë e thellë, të pakët ose të tepërt të inferioritetit personal. Kjo është ajo forca lëvizëse nga e cila lindin dhe zhvillohen të gjitha synimet e fëmijërisë, fuqia që kërkon cakun e vet, kurse kjo është kënaqësia dhe sigurimi i jetës në të ardhmen. Në këtë pozicion specifik të fëmijës, që është ngusht i lidhur me organet e tij të aftësimit, qëndron baza e mundësisë për edukimin e tij. Secili fëmijë, përpos se është ndodhur në mes të të rriturve është i ekspozuar faktit që veten ta konsiderojë të imët dhe i krijuar pafuqi. Në këtë disponim ai s’mund të ketë besim në vete se do të mund efektivisht dhe pagabim t’u përgjigjet detyrave që shtrohen dhe si ato nga ai priten. Poqëse nga fëmiu presim së tepërmi do t’ia mbjellim në shpirt edhe më fuqishëm ndjesinë e faktorit kurrfare. Ndjesia e vlerës së pakët, pasigurisë dhe lënies pa ndihmë, shkakton parashtrimin e qëllimit në jetë. Qysh në ditët e para të fëmijërisë te fëmiu hetohet synimi që të shquhet dhe që të tërheq vëmendjen e prindërve në gjithçka. Këto janë shenjat e para të synimeve të zgjuara të njeriut se vlen diç, synim ky që zhvillohet nën ndjenjën fëmijërore të dobësisë dhe motivit të fëmiut që t’i shtrojë vetes qëllim ashtu që do të dukej më dominant mbi rrethin e tij. Organi psikik nën presionin e kërkushësisë, dobësisë dhe ndijesisë së inferioritetit do të orvatet me vrullshmëri që ta mbizotërojë atë ndijesi dhe ta menjanojë. Synimi për fuqi dhe predominancë kalon në sëmundje. Fëmijët e tillë më nuk janë të kënaqur me rutinën e jetës normale. Atyre më tepër u përshtatet distancimi (distanca sa më e madhe), dallimi më i theksuar mes tyre dhe të tjerëve, që t’i nënvlerësojnë të tjerët etj. Bartjen e ndijesisë së vlerës së pakët te fëmiu mund ta shkaktojnë edhe metodat e ashpra edukative. Ka fëmijë që në shkollë sillen krejtësisht ndryshe sesa në familje. Nëse e kuptojmë se mendimi dhe veprimi njerëzor i nënshtrohet një qëllimi do ta kuptojmë edhe atë se prej nga rrjedhin gabimet më të mëdha në jetën individuale. Sa më tepër që njeriu të gjitha sukseset dhe triumfet e tij të jetës i kthen në mënyrën e vet, aq edhe më me vetëmohim i shfrytëzon ato që edhe më fuqishëm t’i verifikojë shabllonet e tij individuale të jetës dhe linjën e jetesës. Kjo ndodhë ngase njeriu asgjë nuk analizon, por se veç pranon dhe përvetëson në errësirën e vetëdijes dhe pavetëdijes. Shkenca do të ndihmojë që të sillet drita në mënyrë që të zbulojmë dhe të kuptojmë gjithë atë që ngjet. Përshtypjet fëmijërore gjithnjë rishtazi veprojnë në jetën e njeriut.


PËRGATITJA PËR JETË
Një ndër pikëpamjet themelore të psikologjisë individuale thekson që çdo dukuri e shfaqur e jetës psikike duhet kuptuar si pranim për ndonjë qëllim të parashtruar. Përrallat, tregimet dhe bindjet fetare dëshmojnë dhe tregojnë se për parajsë, ringjallje, reinkarnim shpirtëror, te njeriu asnjëherë nuk shuhet shpresa për ardhmëri të lumtur. As lojën s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridërit dhe edukatorët, por veç si ndihmesë edukimi, ngritje shpirtërore, e fantazisë dhe lëvizshmërisë, si përgatitje për ardhmëri. Në lojë vërehet se si fëmiu sillet ndaj jetës. Në lojë para së gjithash plotësohet ndjenja për afilacion. Fëmijët të cilët eskivojnë lojën gjithnjë janë nën dyshimin se kanë ndonjë mungesë ( mangësi). Frika se rolin që u jepet do ta luajnë dobët, është shkaku kryesor i shfaqjes së tendencës që ata në inkuadrimin e tyre brenda lojës me të tjerë ose duan të tërhiqen ose e prishin lojën. Ka shumë lojra në të cilat theksohen në veçanti momentet krijuese. Në jetë shpesh ka ndodhur që njerëzit më parë të kenë qepur rrobe për kukulla e pastaj për njerëz. Loja nuk mund të ndahet nga zhvillimi psikik i fëmijës. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vëmendja është veçori e organit psikik, shpreh qëndrim gatishmërie, lidhshmëri personale me faktet, gadishmëri për sulm ose mbrojtje, për shkak të ndonjë nevoje ose ndonjë situate jo të zakonshme, me ç’rast e gjithë fuqia e jonë vihet në shërbim të ndonjë qëllimi. Faktori më i rëndësishëm për zgjimin e vëmendjes është interesimi thellësisht i rrënjosur. Vëmendja e zvogëluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lëndëve të rëndësishme. Kjo ndodhë për shembull, kur fëmijët i humbin librat e tyre, amviset që gjithnjë i hudhin diku ose i humbin çelsat e tyre. Harrojnë ata që nuk duan të jenë hapur vigjilent, por për këtë edhe me harresën e tyre janë privuar nga interesimi dhe kanë përkushtim të dobët për detyrën e tyre. Ka edhe aftësi të organit psikik, të cilat s’mund të gjinden në sferën e vetëdijes, por të pavetëdijes. Kësisoj ekzistojnë edhe dy tipe njerëzish: 1) që jetojnë objektivisht pa iu frikuar asgjëje dhe me vetëdije dhe 2) që udhëheqin me pavetëdije. Shumë njerëz zhvillojnë në veten e tyre aso forcash vepruese e që për to ata nuk dinë gjë. Ato forca të pavetëdijshme ndikojnë në jetën e njeriut dhe mund të sjellin gjer te pasojat e rënda nëse nuk i zbulojnë. Për shembull, njerëzit të cilët pahijshëm i hanë thonjët dhe rrëmihin në hundë, ata as që dinë për shkaqet që i kanë sjellur gjer tek ato shprehi të këqija. Ajo çka na ndihmon bëhet pra, e vetëdijshme kurse e pavetëdijshme mbetet ajo çka do të mund të pengonte argumentin tonë. Problemet e jetës së njeriut zbulohen në ëndrra. Të gjitha ëndrrat nuk mund t’i kuptojmë ashtu thjeshtë. Në të vërtetë ëndrrën menjëherë ose e harrojmë ose nëse le mbresë zakonisht nuk e kuptojmë se ç’fshihet pas saj. Në ëndërr përmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lëvizshmërisë së njeriut.

RAPORTI GJINOR
Ndarja e punës është faktor kyq për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili kudoqoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson vendin, të cilin ia ka ndarë ndarja shoqërore e punës. Çdo individ simbas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e priviligjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të pozitës së tillë të fortë që ushtrojnë ata në dobi të tyre decidivisht ndikojnë në pozitën e femrës në ndarje të punës dhe në procesin prodhues. Siç qëndrojnë tash punët me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance. Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është krijuar që t’i ndihmojë synimit për fuqi e lidhur me këtë edhe tendencës që privilegjet mashkullore të vlerësohen më tepër dhe që për to më shumë të trumbetohet. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmiut si ndonjë simbol fuqie. Fëmiu shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, ngase ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq me të gjitha, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet. Sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, ngase kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmiun ku në çdo kënd para syve i shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur ka lind është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është pritur si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë fëmijë ( Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojra dhe profesione që janë për djem, për shembull : ngjiten në dru ( lis). Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjdhojë e dominimit mashkullor.

PARAGJYKIMI PËR VLERËN E PAKËT TË FEMRËS
Në koncilet fetare është debatuar bujshëm rreth çështjes se a ka femra psikë. Janë shkruar diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë njeri. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhëse për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpeshë është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anegdodat dhe kritikat ndaj grave, të cilave u mvishet pasaktësia dhe torollaksia ( flokët e gjata ment e shkurta ). Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopinhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Edhe në pagesë puna e saj gjithnjë paguhet më dobët pa marrë parasysh se a ka qenë ajo punë e barabartë me të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund t’u bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe. Theksi gjithnjë bie në atë që gjithçka që kujton në femër tregohet si diç e ulët.

IKJA NGA ROLI FEMËROR
Për femrat që eskivojnë punëve femërore, shumica mendojnë se tek ato fshihet ndonjë faktorë i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet në vitet e 50 ta në kuptim të ashpërsimit gjatë ndryshimit të psikës në aspekt të karakterit. Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se tash arriti koha në të cilën ajo tërësisht do ta humb edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive rrëmih çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi. Nuk kemi kurrfarë arsye që të ngritemi kundër lëvizjes feministe për liri e barazi.

PËRPJEKJET PËR PËRMIRËSIM
Nga përpjekjet që janë bërë që mes dy gjinive të vendosen marrëdhënie më të mira, theksojmë këtu koedukimin, që ka edhe edhe përkrahës edhe kundërshtarë.

VËLLEZËRIT DHE MOTRAT
Fëmiu i parë i fshatit qysh nga fëmijëria e di se çka e pret në të ardhmen, se shtëpia do të kalojë në duar të tij, me ç’rast ai kalon në pozicion më të mirë sesa fëmijët e tjerë. Përndryshe shumë familje llogarisin në atë se djali i madh do të bëhet zot shtëpie. Për të parin fuqia është diçka që vetëvetiu kuptohet, diç që ka vlerë dhe që duhet dëshmuar në vepër. Djali i hasretit i është ekspozuar sulmeve edukative të rrethit. Edhe prindërit me gjithë elanin e tyre edukativ jepen pas tij. Ai gjithkund pret se si dikush do t’ia tregojë rrugën, bëhet i varur dhe vazhdimisht kërkon ndonjë mbështetje. Fëmijët e tillë do të kenë vështirësi në çdo veprimtari të pavarur dhe mund të bëhen në jetë të paaftë. Disa herë jeta e tyre gjason në jetë parazite. Në veçanti është e rëndë situata e një djali në mes të shumë vajzave. Motivi i tij për t’u treguar i vlershëm has në tensionime kur lipset demonstruar në vepër. Frika e tij mund të shkojë aq larg sa ai ndonjëherë pozitën mashkullore mund ta ndjejë si veçori e dobët. Kur ta vëzhgojmë njeriun në zhvillimin e tij psikik, atëherë në figurën që kemi para nesh duhet shikuar jo vetëm të kaluarën e tij, por pjesërisht edhe të ardhmen e tij. Vetëm atëherë njeriu bëhet për ne në kuptim të vërtetë i gjallë.

THELBI DHE TË QENURIT E KARAKTERIT
Karakteri është nocion social që manifestohet me shfaqjen e formave të caktuara të shprehjes së psikës njerëzore, që synon shtrimin e detyrave vetëvetes. Për karakterin mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi në mendje lidhshmërinë me të cilën njeriu është i lidhur me rrethin. Karakteri është mënyra me të cilën sillet njeriu ndaj mjedisit të tij. Nuk është siç mendon shumica : dhunti e lindur nga natyra e dhënë.

RËNDËSIA E NDJENJËS SË AFILACIONIT PËR ZHVILLIMIN E KARAKTERIT
Përveç synimit për fuqi rol me rëndësi për karakterin luan edhe ndjenja e bashkësisë. Njeriu është pranues i jashtëzakontë i ndjenjës së inferioritetit të çdo lloji. Mu në çastin kur të paraqitet ndjenja e vlerës së pakët fillon procesi i vërtetë i jetës së tij psikike. Nga kuptimi i ndjenjës së vlerës së pakët rrjedhin rregullat se si duhet të sillemi ndaj fëmijës. Çështja kryesore e këtyre rregullave është kërkesa e përgjithshme që të mos i bëhet fëmiut jeta aq e idhët, që fëmiut t’i ruhet prezentimi kryesisht i anëve të errëta të jetës dhe që në masë më të madhe tregohen edhe anët e ndritshme të jetës.

DREJTIMET KAH ZHVILLOHET KARAKTERI
Sipas drejtimit kah fëmiu shkon drejt zhvillimit të tij psikik mund të jetë i drejtë ose i shtrembër. Presioni që gjatë edukimit shpesh aplikohet është mjet i vrazhdë dhe si rezultat i atij edukimi del se dëgjushmëria e imponuar është vetëm sa për sy e faqe. Njerëzit mund të ndahen edhe në mënyra tjera, simbas asaj se çfarë qëndrimi marrin ndaj vështirësive. Optimistët janë njerëz te të cilët zhvillimi i karakterit rrjedh në linjë të drejtë. Duke ruajtur besimin në vete ata më lehtë gjejnë qëndrimin e volitshëm ndaj jetës. Nuk kërkojnë aq shumë, sepse mirë i peshojnë aftësitë e tyre. Vështirësitë e jetës i sfidojnë më lehtë sesa të tjerët, që në vete gjithnjë gjejnë shkak që veten ta konsiderojnë si individë të dobët pa fuqi të mjaftueshme dhe mjete. Në situata të rënda ata mbesin të qetë, me bindje se gabimet mund të përmirësohen. Optimistët mund të dallohen edhe nga pamja e jashtme. Ata nuk frikohen, të tjerëve u flasin lirshëm dhe nuk janë të turpshëm. Lehtë shoqërohen me njerëzit e tjerë, lehtë formojnë miq, ngase nuk janë të pabesë. Të folurit e tyre është i lirshëm, ecja dhe qëndrimi i hapur. Tip tjetër është ai pesimist, i cili paraqet problemin më të rëndë edukativ. Këta janë ata që nga përshtypjet dhe përjetimet fëmijërore kanë bartur ndjenjën më të fortë të vlerës së mangët dhe të të cilët për shkak të vështirësive gjithnjë e më të mëdha është zhvilluar ndijesia se jeta nuk është e lehtë. Sjelljet e padrejta dhe të këqija vërtetojnë tek ai botëkuptimin pesimist për jetën, kurse shikimi i tij gjithnjë do të bie në anët e errëta të jetës. Shpesh kërkojnë ndonjë mbështetje, s’mund të lëvizin lirshëm, për shembull, fëmijët kur e thërrasin nënën e tyre e shkojnë pas saj, janë të frikësuar, të ngadalshëm dhe flenë keq. Ky tip mund të njihet madje edhe sipas pozitës që merr kur fle. Shpesh ndodhë që këta njerëz kërrusen mbledhur dhe mbulesën e tërheqin kah koka.Nga këndvështrimi tjetër njerëzit mund të ndahen në sulumues dhe të sulmuar. Qëndrimi sulmues tregohet para së gjithash në shumë lëvizje.

Ndonjëherë tregojnë edhe vrazhdësi. Nëse janë pesimistë ndaj të gjithëve qendrojnë armiqësisht. Zhvillimi i njerëzve të tillë nuk është i lehtë. Shoqëria njerëzore nuk i do qenjet e tilla. Lehtë vijnë në konfliket me të tjerët. Jeta e tyre bëhet vargojë e pandërprerë e luftës. Faza e fundit e zhvillimit të tyre përfundon me ndjesinë se ndihen gjithnjë të sulmuar. Tipi tjetër është të sulmuarit të cilët e ndjejnë dobesinë e tyre dhe frikën. Kur ndodhen para çfarëdo detyre fillojnë të dyshojnë dhe të luhaten sikur të donë të lirohen nga marrja e vendimit. Gëzimi i huaj ndonjëherë tek ata shkakton dhimbje dhe për këtë ndihen të lënduar.

Bëhet fjalë edhe për tipet e temperamentit që nga ndarja e Hipokratit në : sanguin, kolerik, melankonik dhe flegmatik. Më së shpeshti shfaqen rastet e përzierjes e jo tipet e pastra. Ndodhë që temperamentet të zëvendësohen gjatë periudhës së jetës. Për shembull një fëmijë në fillim shfaqet si kolerik, më vonë bëhet melankolik dhe ndoshta përfundon si flagmatik. Njohja e njeriut nuk mund të realizohet në bazë të të vetmes dukuri të shkëputur nga struktura psikike.

KARAKTERI TE NATYRA AGRESIVE
Mund të gjenden njerëz që gjithkund ankohen se si jeta është e vështirë dhe të cilët theksojnë se dikush diçka u ka mbetur borxh. Se edukimin s’e kanë pasur të keq. Ata siç pohojnë do të ishin në vend të pare po të kishin kushte. Këso dhe ankesash tjera ata shtrojnë gjithnjë. Gjithnjë gjejnë shkas që të mos dalin në frontin e jetës. Ekziston një shumë e madhe njerëzish, të cilët më së shumti kënaqësi gjejnë në atë që gjithkund të shkojnë elegant dhe të veshur në modën më të re. Të tjerët mbajnë fotografi në ato veshje me shenja dhe emblema lufte arme, erotike etj. Madje disa ato i mbejnë në lëkurë të tyre me tetuazhë. Këta njerëz lënë përshtypje sikur duan në çfarëdo mënyre të imponohen e të theksohen. Mjaft interesant është fakti që jo vetëm në përralla por edhe në realitet, psika njerëzore është e prirur kah synimi për fuqi-të kalojë në një lloj ideale perendie. Shpesh njeriu sillet si Zot ose sikur që po e zëvendëson Zotin. Kjo dukuri e synimit për përgjasim me Zotin është linja e fundit e tejkalimit të kufijëve të personalitetit të tij. Rrënjët e kësaj dukurie mund të kërkohen edhe në edukim ( priftërinjët shpesh ligjërojnë se si sipas rrëfimeve biblike njeriu është krijuar në formën e Zotit). Fuqia që luan rolin e ndikimit magjik te njeriu është paraja. Shumica mendojnë se me para mund të bëjnë gjithçka. Posedimi i fuqisë është i lidhur ngusht me të hollat dhe pasurinë.

XHELOZIA
Kur flitet për xhelozinë nuk mendohet vetëm për atë në marrëdhëniet e dashurisë, por edhe për atë që mund të gjendet edhe në të gjitha raportet tjera ndërnjerëzore, e në veçanti në fëmijëri, ku fëmiu që të bëhet dominant përskaj vëllaut ose motrës, zhvillon në vete xhelozinë dhe me këtë rast shpall qëndrimin e tij luftarak (kundërshtues). Fëmijët pothuajse rregullisht janë xheloz në veçanti atëherë kur lind fëmiu tjetër që si më i ri tërheq më shumë vëmendjen e prindërve, kështu që fëmiu më i madh ndjehet si mbret i rrëzuar nga froni. Më së lehti bëhen xheloz ata fëmijë, të cilëve më parë u është kushtuar vëmendje e jashtëzakonshme. Xhelozia shfaqet në forma të nduarnduarta. Cila formë do të shfaqet më tepër kjo varet nga ajo se sa i ka shkuar njeriut përdore që të përgatitet për jetë shoqërore. Xhelozia mund t’i shërbejë qëllimit që të tjerët të nënçmohen, që t’u bëhen vërejtje etj. Kështu xhelozia nuk është gjë tjetër veçse formë specifike e synimit për fuqi.

ZILIA
Në synimin për fuqi dhe dominim njeriu shumëherë vie gjer te zilia. Sado që për të gjithë ne për shkak të ndjenjës së përbashkësisë dhe religjionit ajo është e pakëndshme (sepse morali e ndalon), vështirë është çlirimi prej saj. Duhet ta pranojmë se askush prej nesh nuk është i liruar nga zilia. Nëse njeriu vuan nga mungesa e të hollave, ushqimit, rrobave, ai nuk do të shoh atëherë kurrfarë rrugëdalje nga pozicioni i tij i rëndë dhe i vështirë, pos zilisë. Ndjenja e zilisë shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike dhe hetohet nga mënyra e të folurit. Organikisht, zilia shfaqet me ngushtimin e enëve të gjakut. Njeriu i cili tërë jetën është i mbushur me zili është i pafrytshëm për jetë shoqërore. Zilia mund të sjell njeriun deri në atë shkallë që ai në dhembjen e të afërmit të tij të ndjejë një lloj kënaqësie.

KOPRRACIA
Me këtë nuk nënkuptohet vetëm në atë lloj koprracie, e cila kufizohet në ndrydhjen e të hollave, por në formën e përgjithshme që kryesisht përqëndrohet në atë se dikush nuk mund ta durojë që dikujt t’i bëjë ndonjë të mirë. Ndonjëherë mund të na duket se koprracia kur shfaqet në disa forma të jetës është madje cilësi e çuditshme, psh: kjo ndodhë atëherë kur dikush e ndrydhë kohën ose fuqinë e vet punëtore. Sot ekziston një drejtim shkencor dhe moral që e thekson ndrydhjen e kohës dhe fuqisë punëtore aq shumë sa kërkon që me to të shërbehemi ekonomikisht. Ndonëse kjo tingëllon si teori e mirë, por më së shumti përdoret për të keq, sepse ai që ndrysh kohën me fuqinë e vet punëtore do të përpiqet, që barrët që janë të lidhura për të, nga vetja t’i bartë te të tjerët. Tërë zhvillimi i epokës sonë teknike shkon në atë që me njeriun të sillet si me makinën dhe t’i imponojnë atij parime teknike, të cilat jetës i sjellin shkretërim, kurse njeriut vetmi dhe shkëputje nga të afërmit.

URREJTJA
Ndjenja e urrejtjes shfaqet shpesh qysh në fëmijëri. Mund të shfaqet ndaj detyrave që njeriu mund t’i zgjidhë, ndaj personave të caktuar, ndaj ndonjë populli, gjinisë tjetër ose ndonjë race. Mund të fillojë në formën e sjelljeve kritike për të arritur deri në armiqësi ndaj njerëzve.

KARAKTERET E NATYRËS JOAGRESIVE
Tërheqshmëria - introveriteti është figura e njeriut, i cili ndoshta askujt asgjë keq nuk i bën porse tërhiqet nga jeta dhe njerëzit. Tek ata agresiviteti armiqësor ndaj të afërmëve nuk lëviz në drejtim të qartë, por në një lloj armiqësie të izoluar. Njerëzit të cilët tërhiqen në vete flasin pak ose nuk flasin fare, askë s’e shikojnë, nuk e dëgjojnë ose nuk janë të vëmendshëm kur dikush u flet çfarëdoqoftë. Në çdo marrëdhënie tek ata gjejmë një ftohësi. Kjo shihet në atë mënyrë kur ata ia zgjasin dorën ndokujt, me tonin me të cilin ata u thonë diçka të tjerëve etj.

FRIKA
Frikshmëria është dukuri mjaft e përhapur, e cila e ndjek njeriun qysh në ditët më të hershme të fëmijërisë deri te pleqëria e thellë e që në masë të konsiderueshme ia ithtëson jetën, kështu që ia merr mundësinë për rehati dhe aktivitet të plotë. Frika mund të shtrihet në të gjitha raportet e jetës ndërnjerëzore. Në të vërtetë ka njerëz te të cilët gjithkund pikësëpari shfaqet frika kur duan të pranojnë diçka, ose kur e lënë shtëpinë, kur ndahen nga ndonjë që i shoqëron, ose kur kanë për të kryer ndonjë shërbim, ose kur i fton e dashura. Ata janë aq pak të lidhur me jetën dhe njerëzit rreth vetes sa që çdo ndryshim i situatës së tyre u sjell frikë. Kësisoj çdo zhvillim i personalitetit të tyre dhe i aftësisë për punë mbetet i penguar. Disa fillojnë herët të mendojnë për vdekjen, gjë që i pengon në jetë. Agorofobia - është frika nga hapësira kur njerëzit nuk duan të dalin vetëm. Frika nga njerëzit mund të hiqet vetëm në lidhshmëri me individin, rrethin.

SHPIRTËNGUSHTËSIA
Paraqitet tek ata të cilat në detyrat që i presin gjejnë vështirësi dhe nuk besojnë se kanë forcë të mjaftueshme për zotërimin e atyre detyrave. Shfaqet në formë të lëvizjes së ngadalshme, luhatshmërie. Sillen si të lodhur e nuk e dinë se prej çkahit, ngarendin dhe askend nuk arrijnë, s’kanë fuqi, duken nervozë. Mund të njihen në bazë të disa formave të veprimit të jashtëm: si kafshimi i thonjëve, kruarja e hundës, hudhja me turr në ushqim, përtypja e zëshme, e që janë pasqyrë e paedukimit. Këto sjellje të paedukatë kanë prejardhje që nga fëmijëria. Ka raste kur fëmijët me sjelljet e tyre të pahijshme tentojnë që ta kthejnë vëmendjen e rrethit kah vetja e tyre dhe përmes kësaj të luajnë rol më të madh dhe të kalojnë në një pozicion më të volitshëm. Kjo më pas mund të formohet në të rritur si një shprehi që të krijojnë probleme dhe të nëpërkëmbin kërkesat e mjedisit.

SHPREHJET TJERA TË KARAKTERIT
Njerëzit e mirë i ndiejmë jo vetëm gjatë veprimtarisë së tyre, mënyrën se si na ofrohen, si flasin me ne, sesi sillen ndaj interesave tona, por edhe në gjithë qenien e tyre të jashtme gjatë lëvizjes së fytyrës, buzëqeshjeve. Aspektin e buzëqedhjes e potencon edhe Dostojevski. Përndryshe qeshja ka jo vetëm nianse që lidhin, por edhe nëntone armiqësore dhe sulmuese. Ka njerëz të cilët fare nuk janë të aftë për qeshje dhe të cilët janë aq larg nga marrëdhëniet e thella ndërnjerëzore, saqë aspak nuk kanë gadishmëri për të krijuar gëzim dhe për të sjellur disponim të kthjellët. E të mos flasim rreth gjithë asaj turme njerëzish, të cilët jo vetëm që janë të paaftë që t’i bëjnë të tjerët të gëzuar, por që përkundrazi kanë të predispozuar që t’ua idhëtojnë jetën të tjerëve në çdo situatë në të cilën ndodhen dhe të cilët shkojnë në jetë sikur kudo duan t’i fikin të gjitha dritat. Këta njerëz ose fare nuk duan të qeshin ose do të qeshin me zor. Kjo pasqyrë e shkurtër ndriqon reflektimin e ndjenjës së simpatisë dhe antipatisë. Të theksojmë edhe një tip njerëzish që mund të trjatohen si rrënues të paqes, të cilët pandërprerë vazhdojnë që botën ta paraqesin si hendek mjerimi dhe që gërryejnë nëpër dhimbje. Ka njerëz të cilët synojnë me gjithë mund që të shkojnë në jetë sikur pothuajse bartin barrë të rëndë mbi supe. Çdo vështirësi të vogël ata e fryejnë.

MËNYRA E TË MENDUARIT DHE E TË SHPREHURIT
Mënyra e të menduarit dhe e të shprehurit te disa njerëz le ndonjëherë aq përshtypje plastike saqë s’mund ta harojmë. Ata pandërprerë mendojnë dhe flasin sipas shablloneve të njohura, ashtu që njeriu paraprakisht e di se si do të shprehen ata. Ka njerët të cilët s’mund të çlirohen nga kjo mënyrë e të shprehurit. Shumë shpesh mund të hasim njerët të tillë, të cilët lënë përshtypje se si kanë ngecur në një pikë të zhvillimit të tyre dhe se si nuk mund të ngriten nga stadi i nxënësit. Kudo sillen si nxënës, përgjojnë me veshë.. me sy, sikur duan të japin shenjë se duan të thonë diçka. I shohim se si mundohen të gjejnë shpejt përgjigje në ndonjë pyetje që bie ndokund në shoqëri, sikur duan ta tejkalojnë (ose arrijnë ndokend) dhe të tregojnë se edhe ata dinë diçka dhe për këtë presin që të tjerët t’i vlerësojnë mirë.

NJERËZIT PEDANT
Janë ata që synojnë që të gjitha dukuritë e jetës së t’i marrin sipas një parimi. Ata ua diktojnë të tjerëve ligjet e veprimit të tyre. i shoqëron gjithnjë një disponim ndaj vetes dhe mjedisit. Mund të gjenden vetem në vende, të cilat nuk provokojnë iniciativa të shumta.

NËNSHTRUESHMËRIA
Një lloj njerëzish ndjehen mirë vetëm aty ku ka ndonjë urdhër që ta kryejnë. Për ta ekzistojnë vetëm ligjet dhe rregullat. Sot e kësaj dite është vështirë të fshihet prej koke ndarja e njerëzve nga ata që shërbejnë dhe në ata që udhëheqin. Në një mentalitet të tillë është brumosur qysh nga botëkuptimi i vjetër se puna është gjë relativisht e ulët ( madje e turpshme ), ngase me të janë marrë skllevërit dhe se zotëriu s’bënte të ndotë dot duart me punë, ngaqë ai jo vetëm që jepte urdhëra, por se ishte edhe ai që në vete ngërthente të gjitha cilësitë e mira. Edhe Niçe kërkonte pushtetin për të mirët dhe nënshtrimin e të tjerëve. Megjithatë, një dukuri negative që vlen të potencohet është fakti se për femrën në disa qarqe mentalitetesh është formuar bindja se ajo duhet të jetë e nënshtruar ndaj burrit, se ajo duhet të punojë dhe vetëm të punojë. Ata këtë pozicion të saj e konsiderojnë si fat i kurdisur e që nënkuptohet. Për të qenë paradoksi në zenit ndonjëherë hasim edhe në aso femra, të cilat e bartin në vete frymën e nënshtrueshmërisë në atë masë sa kërkojnë mu aso meshkujsh që janë brutal dhe duan pushtetin (mbi të tjerët ). Mirëpo jeta ndërmjet burrit dhe gruas duhet të jetë një shoqërim, një punë e përbashkët nga e cila askush nuk duhet të ndihet i nënshtruar.

IMPONUESHMËRIA
Një tip i njerëzve që ngriten, të cilët gjithnjë duan të luajnë rol të parë dhe të cilëve jeta nuk u paraqet çështje më të lartë sesa t’i nënshtrojnë të tjerët. Këta njerëz hasen zakonisht atje ku është e nevojshme ndonjë direktivë, ku kërkohet ndonjë pozitë urdhërdhënëse dhe ndonjë organizim. Në këto vende ata hudhen vetë. Këta janë ata të cilët qysh në shtëpi janë mësuar të komandojnë, që më parë nuk u ka pëlqyer asnjë rol në lojë, pos gjeneral, konduktor etj. Ata s’do të gjejnë rehati gjersa kudo që ndodhen të mos e demonstrojnë dominimin e tyre jo vetëm në gjëra të mëdha, por edhe në të imta.

DISPONIMET NJERËZORE - ZOGJËT KOBNDJELLËS DHE KORBAT OGURZINJ
Është një tip njerëzish të cilët në çdo vështirësi jete fitojnë përshtypje se si ata janë pikërisht ata që do t’i godas e keqja: se si diçka e errët i përcjell vetëm ata, të cilët gjatë stuhisë mendojnë se stihia do t’i godas mu ata, në raste konfuziteti se hajnat do ta kidnapojnë mu atë etj. Këso teprimesh mund ta përshkojnë vetëm atë njeri që në ndonjë mënyrë e konsideron veten si epiqendër e ngjarjeve. Këta janë ata njerëz që gjithçka e marrin për masë serioze dhe e vlerësojnë me shikim pesimist.

RELIGJIOZITETI
Disa mendojnë së tepërmi se atë të cilën ata e respektojnë jashtëzakonisht dhe të cilët me aq ngul i luten qëndron pikërisht në shërbim të tyre, se për ta bartë përgjegjësi dhe që kjo duhet fituar përmes mjeteve siç janë lutjet e ngrohta.

AFEKTET
Një anë e afekteve është edhe ndjenja e vlerës së mangët, e pamjaftueshmërisë. Siç janë të lidhura njëri me tjetrin shpirti dhe trupi, ashtu edhe afektet janë të lidhura thellë me të gjitha ato që janë njerëzore. Dukuri përcjellëse fiziologjike të tyre janë: veprimet në enët e gjakut dhe në organet e frymëmarrjes, pulsi i rritur, skuqja, zverdhja etj.

ZEMËRIMI
Ka njerëz të cilët nga ky afekt krijojnë sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, çka kurrsesi nuk dinë rrugë tjetër. Janë njerëz tejet të ndjeshëm, të cilët nuk e durojnë askë para dhe mbi vete. Rëndë i përshtaten rrethit dhe u druajnë çdo detyre serioze. Nëse privohen nga diçka në të cilën kanë pasur të drejtë bëhe agresivë, për shembull thejnë, dëmtojnë gjësende me vlerë. Më vonë përpiqen të arsyetohen, duke thënë se si nuk kanë ditur se çka bënin. Kështu njeriu i tillë për shkak të afektit të tij mund të ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve. Gjer në këtë shkallë s’mund të mbërrijë ai që është i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe që mbështetet qetë në forcat e veta. Ndër faktorët të cilët lehtësojnë zemërimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerëz janë të mjaftueshme edhe sasitë e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur që kurrë të mos ketë jetuar në botën kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij. Zemërimi shumë më tepër shfaqet te fëmijët sesa te të rriturit. Kjo rrjedhë si pasojë se tek ata është më e theksuar ndijesia e dobësisë. Zemërimi i skajshëm mund ta çojë njeriun deri në vetëvrasje.

PIKËLLIMI
Shfaqet te njeriu kur ai privohet nga diçka, kur i ndodhë ndonjë humbje për të cilën ai s’mund të ngushëllohet lehtë. Sado që pikëllimi në qenien njerëzore është fundamentuar nga natyra, ai prapëseprapë në tepërimin e tij ka diçka që ndaj rrethit ka karakter të ndjenjës armiqësore. Njeriu i pikëlluar në masë të madhe kudo kërkon nga rrethi që të interesohen për të. Edhe ky afekt tregon linjën që çon nga posht - lartë, që për qëllim ka të balancojë ndjenjën e dobësisë dhe pandihmesës në atë mënyrë që e tregon vetë njeriu.

KEQËPËRDORIMI NË APLIKIM
Përdorimi i afekteve automatikisht mund të bëhet shprehi dhe të zhvillohet deri në atë masë që më nuk ndjehet si normale. Zemërimi dhe pikëllimi janë afekte që nuk bashkojnë, por që shkaktojnë kundërthënie dhe ndarje, ndonëse në shikim të parë duket se pikëllimi bashkon.

FRIKA
Rëndësi kyqe në jetën e njeriut ka frika. Mekanizmi i frikës nuk paraqet dominim të drejtëpërdrejt mbi rrethin, por pikësëpari paraqet dështim: frikacaku ik nga ndonjë mbrojtje e situatës tjetër dhe synon që në këtë mënyrë të përforcojë pozicionin e tij duke fituar mbi rrezikun. Qysh në shprehjet lëvizëse të këtij afekti, veçanërisht në mimikë, gjejmë fillimin e një kundëraksioni, por se kjo nuk sillet në linjë të drejtë - nuk është agresive.

GËZIMI
Nuk duron izolimin. Është pikërisht shprehja e parë me të cilën tregohet se vështirësitë janë mposhtur. Pas saj shfaqet buzëqeshja, e cila plotëson ndjenjën e çlirimit. Me anë të gëzmit njeriu ngritet mbi vetveten dhe kërkon simpatinë e të tjerëve.

KEQARDHJA
Është shprehja më e pastër e ndjenjës shoqërore. Ky afekt tregon sesa është dikush i aftë që të ndiej pozitën e të afërmit të tij. Në këtë kontekst vlen të ceket se ka njerëz, të cilët gjithnjë turren përpara kur të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ndonëse s’bëjnë pothuajse asgjë, duan veç të përmenden. Kështu ata orvaten që në këtë mënyrë më së liri ta arrijnë famën në opinion.

TURPI
Pa këtë afekt shoqëria njerëzore do të ishte e pamundur. Ky afekt paraqitet te njeriu në situatë të atillë, kur ai në sferën e tij shpirtërore ndien rrezikimin e vlerës së personalitetit të tij dhe kur i kanoset që të humb diç nga dinjiteti i tij, për të cilën secili njeri është i vetëdijshëm. Ka njerëz që pos në fytyrë skuqen edhe në gjoks.

VËREJTJET E PËRGJITHSHME PËR EDUKIM
Për faktin se pridërit nuk janë as pedagogë dhe as psikologë ajo që luan sot rolin në edukimin familjar është egoizmi familjar. Kjo ka të bëjë edhe sa i përket vetë organizimit familjar që s’mund të shkëputet nga autoriteti i babait. Kësisoj shpesh ndodhin gabimet e tilla në edukim kur fëmijëve u thonë se duhet të krenohen para të tjerëve dhe se veten ta konsiderojnë më të mirë. Në këtë mënyrë te fëmiu mbillet ndijesia e dominancës. Lëvizjet e para të sjelljes së butë të fëmiut lidhen ndaj nënës. Nëna për fëmiun është përjetimi më i rëndësishëm i afërsisë, ajo është person ku ai mëson të ndiej e të njoh të tjerët. Mirëpo kjo butësi dhe ky interesim i fëmiut nuk duhet të koncentrohen vetëm te nëna e vet, sepse tek ai zhvillohet baza për mungesë të ndjesisë shoqërore. Edukimi i gabueshëm në ditët e para të jetës mund të ketë pasoja të rënda të mëvonshme. Edukimi i rreptë dhe i vrazhdë mund të pamundësojë gëzimin e jetës dhe lojën e përbashkët, kurse edukimi në atmosferë gjithnjë të ngrohtë e të përzemërt mund më vonë të sjell gjer tek ajo që fëmiu të mos ketë aftësi e mundësi të adaptohet në klimë më kontestuese jashtëfamiljare. Numri i madh i fëmijëve në klasë nuk i ofron mundësi as mësuesit për edukim të drejtë të fëmijëve. As jeta nuk mund të sjell ndonjë ndryshim qenjësor dhe kjo është psikologjikisht e kuptueshme, pasiqë njeriu hyn në jetë si i gatshëm, me botëkuptime të verifikuara dhe që synon drejt qëllimit individual për dominim. Përndryshe jeta, përkundrazi, është mësuese e keqe, nuk është aspak e butë dhe e mëshirshme, nuk na tregon fare vërejtjen dhe nuk na këshillon, por se vetëm sa na dobëson me ftohtësi dhe na le të biejmë. I vetmi autoritet që do të mund ta kryente rolin edukativ është shkolla, sikur të mos instrumentalizohej nga ato instanca që synojnë realizimin e planeve të tyre.

FJALA PËRFUNDIMTARE
Organi psikik zhvillohet në varësi të kushteve sociale, d.m.th. nga një anë duhet të kënaqen kërkesat e organizmit, kurse në anën tjetër kërkesat e shoqërisë njerëzore. Ky ligj i zhvillimit psikik na tregohet si një udhërrëfyes më i rëndësishëm për çdokend që nuk do të bie nën ndikimin e drejtimeve të errëta, por që synon me vetëdije ta ndërtojë fatin e tij. Me këtë njohje të njeriut ofrojmë shkencën, e cila askund nuk kultivohet dhe që tregohet si më e rëndësishme për të gjitha llojet e shoqërisë.  


TIPET PSIKOLOGJIKE
Veprat e vjetra përmbajnë plot psikologji subjektive, kurse ajo objektive mungonte. Dallimi i katër temperamenteve që datojnë nga shekulli antik, gati nuk është tipizim psikologjik, por vetëm komplekse psikofiziologjike. Psikologjia gnostike shtroi tri tipa që mund t’i përgjigjen funksioneve bazë psikologjike: mendimit, ndjenjës dhe ndijimit (doketizmi - thekson se Krishti kishte vetëm trup imagjinar dhe se i tërë ekzistimi i tij tokësor dhe vuajtjet ishin iluzion ). Tertuliani (i lindur rreth vitit 160 në Kartagjen ), angazhohej që femrave t’u mbulohej fytyra. Ai thoshte: “Credo quia absurdum est - besoj sepse është absurde”. Duke e pranuar fuqinë iracionale të bazës së tij psikike si fundament të qenies vetjake, Tertuliani u bë përfaqësues klasik i mendimit introvert. Nga ana tjetër Origjeni është përfaqësues klasik i tipit ekstravert. Tek ai gërshetohen sferat e filozofisë greke dhe gnosës nga njëra anë dhe botës ideale krishtere nga ana tjetër në mënyrë të qetë dhe harmonike. Që këtej edhe vetë kastrimi është shprehje adekuate e sakrifikimit në funksion të idealit të lartë. Krishtërimi kërkon shkatërrimin e plotë të lidhshmërisë ndijore, viktimizimin e funksionit që ka vlerë më të madhe, të së mirës dhe motivit më të çmueshëm dhe më të fortë. Kështu Tertuliani bën “sacrificium intellectus”, kurse Origeni “sacrificium phalli”. Sakrifica që bën Tertuliani dhe Eurigeni është drastike, pra tëpër e papëlqyshme për shijen tonë, por se kjo i është përgjigjur frymës së asaj kohe që ishte tejet e konkretizuar.

PIKËPAMJET TEOLOGJIKE TË KISHËS

Sipas bindjes teologjike të kishës së vjetër vlera e njeriut është mjaft e ulët. Në të vërtetë, njeriu s’është gjë tjetër pos një krijesë e mjerë dhe e brishtë që në çdo rrethanë do të bëhej pre e djallit nëse në mëshirën e Zotit nuk merr pjesë ndërmjetësimi i kishës. Kundruall presionit të fuqishëm që vinte nga botëkuptimet e tilla, vazhdimisht ngritej ndjenja e lirisë dhe vlerës morale.

ÇËSHTJA E TRANSSUBSTANCIALITETIT - NOMINALIZMI DHE REALIZMI

Me nominalizëm kuptojmë atë drejtim, i cili thekson se univerzaliet – nocionet e përgjithshmë, p.sh: bukuria, mirë, njeri, kafshë, s’janë gjë tjetër veç se fjalë. Realizmi pohon ekzistimin e univerzalieve, se nocionet e përgjithshme kanë ekzistencë sikurse idetë e Platonit. “Energjia” shënon pikërisht konformitetin e fuqisë së shfaqur e që s’mund të kontestohet dhe që gjithnjë e më bindshëm dëshmon ekzistencën e vet. Në mesjetë ndërron botëkuptimi platonian. Sa i përket norcioneve të përgjithshme dhe gjinore, çështja qëndron se a janë ato subsatancialitet apo vetëm intelektualitet, a janë trupore apo jotrupore, a janë të ndara nga gjërat perceptive, apo janë në to dhe rreth tyre. Për Johan Roscelinin univerzialiet ishin vetëm emra të gjërave. Në anën e realizmit qëndroi Anzelmi nga Kenterberi. Sipas tij univerzaliet qëndrojnë në logosin hyjnor. Abelari në stil eklektik u përpoq t’i bashkojë dy rrymat, nën konceptualizmin e tij. Përndryshe psikologjia mund ta luaj rolin ndërmjetësues, sepse është e vetmja që i bashkon idenë me realitetin, duke mos i bërë padrejtësi njërës ose tjetrës. S’duhet harruar se dallimi esencial ndërmjet nominalizmit dhe realizmit, nuk është vetëm logjiko - intelektual, por edhe psikologjik. Kush është i prirur nga ideja ai kupton dhe reagon nën pikëpamjet e idesë, kurse kush është i prirur ndaj objekteve, ai kupton dhe reagon nën këndin e ndijave të tij. Realiteti i gjallë nuk u është dhënë ekskluzivisht gjërave, as raporteve objektive të tyre, as formulimeve ideore, por vetëm gjithëpërfshirjes si të njërës ashtu edhe tjetrës në procesin e gjallë psikologjik - qenies në psikikë. Fantasia është gjithnjë ajo që krijon urë ndërmjet objektit dhe subjektit, ekstraverzionit dhe introverzionit. Vetëm në fantazi janë të lidhura të dy mekanizmat. Jungu e përmbyll kapitullin me bindje se vetëm e ka shtruar problemin duke u thirrur në inkompetencë për të elaboruar një problem aq të rëndë e voluminoz. Gjithashtu thekson se punën nuk e ka rrumbullaksuar në formë të përpunuar dhe se këtë ua ka lënë atyre që disponojnë me më shumë dije.


RRETH IDEVE TË FRIDRIH SHILERIT PËR PROBLEMIN E TIPEVE

Para se ta shtjellojmë këtë tematikë të themi se është jashtëzakonisht vështirë të kuptohet në tërësi, sepse autori ( K.G Jung) ose ndoshta edhe përkthyesi ( dr. Milosa N. Durica) nuk kanë bërë kurrfarë përkthimi të teksteve të shumta latine, gjermane, frenge dhe greke. Kështu që për t’i kuptuar ato lipset njohja e atyre gjuhëhe. Ato janë ashtu në origjinal dhe për pasojë shumçka ka mbetur nën hijen e paqartësisë) .

Sipas karakteristikave të tij Shileri i takon tipit introvert, kurse Gete ekstravert. Personi introvert mund të jetë tip ndiejor ose mendor, ngase edhe ai që mendon edhe ai që ndjen mund të qëndrojnë nën primatin e idesë. Asnjë kulturë në të vërtetë nuk është kurrë e plotë, përderisa gjithnjë qëndron ose më tepër në njërën ose në anën tjetër. ideali i kulturës ekstraverte konsiston në objektin dhe lidhur me të, kurse ideali introvert konsiston në subjektin ose në lidhje me idenë. Në trajtë të parë kultura merr formë kolektive, kurse në tjetrën individuale. Antika asocon me simbolin e kulturës individuale. Kultura bën diferendimin e atyre funksioneve të cilat qysh prej lindjes kanë mundësi për arsimim dhe përsosje. Qartazi se Shileri në jetën e tij personale më thellë e ka ndier atë konflikt. Ai këtë nuk e thotë zëshëm, por në mënyrë implicite se problemi i tij buron me përvetësimin e sërishëm të jetës antike. Shileri e ndien rëndësinë e dijes dhe të së vërtetës dhe nga kjo kërkon që ato të bëhen fuqi. Te Shileri duket se ekziston konflikti ndërmjet imagjinatës dhe abstraksionit, në mes intuitës dhe intelektit. Përshtypjet e ndodhive bashkëkohore i dhanë fuqi Shilerit që të hidhet në tentim të zgjidhjes së konfliktit ndërmjet individit dhe funksionit social. Psika kolektive urren deri diku çdo zhvillim individual, nëse ky nuk i shërben drejtëpërdrejtë qëllimeve kolektive. Ne s’mund të bëhemi të vetmit, por duhet të jemi të lidhur edhe me të tjerët. Kontradiktat ndërmjet dy mekanizmave, pra mes ndijes dhe mendimit ose siç thotë ai materies dhe formës, është e thellë dhe s’ mund me asgjë të ndërmjetësohet mes tyre dhe as nuk mund të bëhen një. Kundërthëniet mund të bashkohen vetëm praktikisht si kompromis ose iracionaliteti, ngase mes tyre krijohet një novum që dallohet edhe nga njëra dhe nga tjetra, kurse sërish ato janë të afta që në mënyrë të njëjtë të pranojnë energjinë e tyre si shprehje edhe të njërës edhe të tjetrës, e jo të njërës nga tjetra. Një gjë e tillë nuk mund të paramendohet, por vetëm me anë të jetës mund të krijohet. Kur njeriu, pra do të mund të jetonte në kontekst të njëjtë si njërën ashtu edhe fuqinë tjetër, që duke menduar të ndiejë dhe duke ndier të mendojë, atëherë në të nga ajo që përjeton krijohet simboli, i cili do ta shprehte përcaktimin e vet të arritur, domethënë rrugën në të cilën bashkohen PO dhe JO. Kuptimi i simboleve kërkon intuitë të konsiderueshme. Element tjetër ku kontradiktat takohen nga njëra anë është krijimtaria, kurse nga ana tjetër veprimtaria receptive e fantazisë. Ky funksion është ai që Shileri e shënon si “motivi për lojë” me ç’rast ai më shumë mendon sesa në të vërtetë thotë. Shileri përpiqet të sjellë motivin e pakushtëzuar moral. Bukuria për të ishte ideal religjioz. Shileri identifikon disponimin estetikë me bukurinë. Shumica e mendimeve të Shilerit konsiston në vëzhgime psikologjike dhe intuitive. Simboli sipas natyrës së vet siç na le të kuptohet Shileri, bashkon atë që është e kundërt, si realen - irealen, sepse nga një anë është realitet psikologjik, kurse nga ana tjetër nuk i përgjigjet asnjë realiteti fizik. Shileri poetin e klasifikoi në naiv dhe sentimental. Ai që e kërkon natyrën ose e kërkon si objekt introvert, kurse ai që është pikërisht vetë natyra, pra është në lidhshmëri më të ngushtë me objektin ekstravert. Poezia naive është dhunti natyrore. Me natyrën e tyre gjenitë naiv duhet të bëjnë gjithçka. Me lirinë e tyre ata munden pak, por konceptin e tyre e plotësojnë qëkur fillon në ta të veprojë natyra me domosdon e brendshme. Ai lejon që natyra ta udhëheq pakufishëm. Natyra krijon në të produktin. Poeti sentimental e kërkon natyrën. Ai karakterizohet me qëndrim refleksiv dhe abstraktiv ndaj objektit. Ai reflekton në objekt pasiqë është tërhequr prej tij. Objekti nuk vepron në të, por ai vepron vetë. Qëndrimi i tij është introvert. Çështjen të cilën e hetoi Shileri e përpunoi pjesërisht dhe e pranoi në mënyrë të re dhe të veçantë Niçe. Dyshin e tij të kundërt fundamental Niçe e quan apolon- dionis. Në botën greke ekzistonte kontraditë e madhe rreth prejardhjes dhe qëllimit ndërmjet artit të skulpturës apoloniane dhe artit muzikor dionisian. Apoleoni është zot i të gjitha fuqive që krijojnë figura. Mund të krahasohet me vizionin e brendshëm të botës imanente të fantazisë. Dionisi përfaqëson çlirimin e shtytjeve dinamike të natyrës shtazore dhe hyjnore, kështu që njeriu shfaqet si një aglutinacion, lart-zot posht cjap. Njeriu më nuk është artist, ai bëhet vepër artistike. Niçe sikurse edhe Shileri kanë tendencë të hapur që artit t’i përshkruajnë rol ndërmjetësimi dhe çlirimi. Kulti i Dionisit kishte karakter mistiko - spekulativ dhe ushtronte ndikim mjaft të fuqishëm në zgjimin religjioz. Estetizmi është syze moderne, përmes të cilit më ndritshëm shihen sekretet psikologjike të kultit të Dionisit. Sikurse Shileri, ashtu edhe Niçe plotësisht i tejkalon pikëpamjet religjioze dhe i zëvendëson nga këndëvështrimi estetik. Në gjendjen dionisiane merr pjesë në masë më të lartë elementi psikologjik ndijor, qoftë ndija qoftë afektet. Pra fjala është për ndjenjat ekstraverte që karakterizohen si sensitive. Përkundër kësaj gjendja apolonike është vëzhgimi i brendshëm i imazhit të bukurisë, kjo është gjendje introspeksioni, kontemplacion i kthyer përbrenda botës ideale të përjetshme, pra është gjendje introversioni. Ndjenjat dionisiane kanë karakter tërësisht arkaik të ndijave afektive. Pikëpamja estetike përmbahet në vëzhgimin e ideve, zhvillon intuitën, vëzhgimin e brendshëm, pra është introverte. Tipi senzitiv në çdo pikëpamje është i kthyer nga intuitiviteti. Fakti se Niçe thekson pikërisht funksionin psikologjik të intuitës nga njëra anë dhe funksionin psikologjik të ndijes dhe shtytjes nga ana tjetër, do të mund të ishte karakteristikë për psikologjinë e tij të pushtetit.


PROBLEMI I TIPEVE NË NJOHJEN E NJERIUT- VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI TIPET E XHORDANIT

Ekzistojnë dy karaktere fundamentale të ndryshme: njëri në të cilën tendenca ndaj aktivitetit është e fortë, kurse tendenca ndaj refleksionit e dobët dhe tjetri në të cilin zotëron prirja ndaj refleksionit, gjersa shtytja e aktivitetit është e dobët. Në klasën e mesme mund të llogariten ato karaktere në të cilat ekziston prirja kah ekscentriciteti, ku zotërojnë tendencat jonormale ndaj proceseve emocionale dhe joemocionale. Sipas kësaj Xhordani refleksionit dhe mendimit ia kundërvë veprimtarinë ose aktivitetin. Xhordani tipin “less impassioned and more active” ia përshkruan ekstravertit, kurse tipin “ more impassioned and less active” njeriut introvert. Njeriu introvert në fazën ekstraverte shfaqet si aktiv, kurse ai ekstravert në fazën introverte shfaqet si pasiv. Ekstraverti mund lehtë të bëhet tip që mendon, kurse introverti tip ndijor. Xhordani i përshkruan në përgjithësi vetëm introvertët dhe ekstravertët. Të dy tiper ai i vëzhgon nga ana e pavetëdijes. introvertin e karakterizon si stresant, kurse ekstravertin si intelektual. Tipi senzitiv nuk ka as mendje diferenciale as ndjenjë diferenciale, por ndija e tij është e zhvilluar mirë. Kjo është siç është e ditur edhe rast te njeriu primitiv. Në përshkrimin e karakterit të femrave introverte, Xhordani thotë se ato janë tip më i lartë i karakterit. Ajo përhap paqe rreth vetes, është simpatike, merr pjesë në përjetimet e tjerëve, janë nëna më të dashura. Dashurojnë dhe urrejnë tepër. Gjykimi i tyre është i butë dhe që lëshon pe. Ndërkaq për femrat ekstraverte Xhordani thotë: “ Jeta e saj është e mbushur rregullisht me gjëra shumë të imta”. Lordi Bikonsfilda thotë: “Gjërat e parëndësishme nuk janë edhe aq të parëndësishme dhe gjërat e rëndësishme nuk janë edhe aq të rëndësishme”. Është e bindur se asgjë nuk do të përparonte sikur të mos përpiqej. Është e dobishme në veprimtaritë sociale. Fusha është qysh më parë e qartë. Të duash për të do të thotë të vlerësosh më tepër, -të xhelozosh -: vetëm të sillesh në mënyrë ofenduese. Entuziazmi i asaj s’ka të ndalur. Nuk është ajo që s’beson, por ajo që nuk di. Nuk heton dhe s’dyshon. Në shtëpi tregon karakter tjetërfare se në shoqëri. Ajo beson në shoqëri dhe shoqëria beson në të. Ky tip femre, të cilin Xhordani e përshkruan si “less
Back To Home Page
Psikologjia?